Operacioni Forca e Ligjit është mbyllur tashmë zyrtarisht edhe nga policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme, pas plotesimit te afatit 1-vjecar te aktit normativ qe hyri ne fuqi ne shkurt 2020.
Zv.ministri i Brendshëm Jualian Hohaj raportoi në komisionin e ligjeve në lidhje me aktin normativ të OFL, duke theksuar se në vazhdim. nga ky muaj, nuk do të ketë më hetime nga policia dhe dërgim të dosjeve në prokurori.
Hodaj bëri të ditur se prokuroria dhe gjykatat vetëm do të vazhdojnë të shqyrtojnë hetimin dhe gjykimin e rasteve të mëparshme që janë paraqitur deri tani.
OFl filloi në janarin e vitit të kaluar si një nismë e promovuar nga kryeministri Edi Rama për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit por bilanci i pasurive të sekuestruara nga prokuroria dhe gjykata ka qenë i ulët.
Në raportin për aktivitetin gjatë vitit 2020 spak bën të ditur se ka hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim, ku bie në dy numri i lartë i dosjeve dhe personave të hetuar për veprat e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Më konkretisht, prokurorët e SPAK kanë hetuar 162 procedime penale me 255 persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar si dhe 240 procedime penale me 209 persona të dyshuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.
Rreth 166 procedime penale me 240 persona të dyshuar janë hetuar nga prokuroria e posaçme për vepra të penale të tjera