Mbyllja e basteve, 500 milionë euro do t’u kthehen familjeve shqiptare

“500 milionë euro nuk do të shkojnë më për llumin, por do të mbeten në familje për konsum normal, si dhe do të hyjnë në ekonominë e vendit”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri. Edi Rama në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, një emision i fokusuar në tema sociale.

Ndërsa duke folur për punësimin e personave që do të mbeten të papunë pas mbylljes së kazinove dhe basteve sportive, Kryeministri Rama tha se “ata që janë të punësuar në këto pika bastesh, pasi një pjesë janë të vetëpunësuar, do të hyjnë në kurset e trajnimit dhe do t’u ofrohet një punë tjetër”.

“Në një llogari të përafërt, mbi 500 milionë euro shkojnë për llumin që financon këtë industri. Duhet të kemi parasysh një gjë, për punë më të thjeshta Shqipëria nuk ka mungesë, këtu ka mungesë më shumë dëshire dhe vullneti për të bërë punë të thjeshta dhe të lodhshme, ashtu si ka edhe punë për forca më të kualifikuara. Ne do të përpiqemi të kualifikojmë më shumë, – nënvizoi Rama, duke shtuar se, – nuk është se mungojnë vendet e punës”. /atsh

Loading...