Mbyllja e dytë e Greqisë, çfarë duhet të dini nëse udhëtoni drejt vendit fqinj

Rritja alarmante e rasteve të reja me COVID-19 ka sjellë një izolim të dytë total të Greqisë fqinje.

Mediat greke sqarojnë se ata që duan të hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ PCR.
Më konkretisht, pasagjerët e fluturimeve ndërkombëtare, si dhe ata që hyjnë nga kufiri tokësor duhet të kenë një test negativ PCR, që është kryer deri në 72 orë më parë.
“Dje ka pasur një raport për PCR 48-orësh, por pas një konsultimi me ekipin e epidemiologëve, por edhe me ambasadat përkatëse, u vendos që të hyhet me PCR nga toka dhe ajri dhe nga të gjitha kufijtë përmes të gjitha portave të hyrjes në është me një PCR 72 orësh”, nënvizoi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ndërsa vuri në dukje se masat e mësipërme do fillojnë të zbatohen nga e Mërkura, 11 Nëntor.

Gjithashtu, është e detyrueshme të plotësoni formularin PLF dhe demonstrimin e kodit QR për të gjithë ata që vijnë nga jashtë, ndërsa duke filluar nga e marta, 10 nëntor, të gjithë grekët që udhëtojnë në vendet e huaja duhet të plotësojnë formularin PLF në faqen e udhëtimit. gov.gr., 24 orë para udhëtimit.

Formulari përfshin detajet e origjinës së udhëtarit, detajet e vendbanimit në vendin e destinacionit, si dhe detajet e anëtarëve të familjes që udhëtojnë së bashku.

Loading...