Mbyllja e fushatës/ Rama ironizon Berishën: Gogoli dixhital dhe komshiu i tij i Lalzit i vijnë rrotull marmitës

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, e konsideron opozitën një demon dhe se shqiptarët duhet ta braktisin sipas tij për ta shpëtuar atë.

Rama tha se më 25 prill do të ketë “breshër” elektoral. Ai nuk la pa ironizuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta, duke i ilustruar me personazhet e filmit “Koncert në vitin ‘36’, film i përdorur jo pak në fjalimet e tij publike.

Rama: Sot të jesh i djathtë apo kundër nesh është gjëja më normale. Nëse sot s’i i djathtë ia do të mirën asaj force që ende sot e mban demonin brenda, duhet ta çlirosh atë nga demoni t’i duhet ta braktisësh.
Më 25 prill Shqipëria duhet të çlirohet nga demoni që kthehet dhe rikthehet në forma të ndryshme. I detyron shqiptarët të kthehen në kohë. Ata janë rruga e së shkuarës, PS është dera e së ardhmes.

Kur njeriu shkon të votojë, shpesh gjykon mbi të tashmen. Mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shtëpisë dhe nuk i bën përshtypje çdo gjë që ndryshon larg atij pragu. Mund të ketë shqetësim që sot do një punë më të mirë dhe nuk e ka dhe ndërkohë sheh të tjetër që kanë punë më të mira dhe thotë nuk i votoj.

Apo mund të ketë atë sjelljen e brendshme që këta janë të gjithë njësoj. Kjo është vota që njeriu jep kur gjykon mbi të tashmen. Gjithkush që voton nuk e ka detyrim vetëm për vete por edhe për atë fëmijën që do të rritet.

E di se shumëkush prej atyre nuk më besojnë pasi janë të pakënaqur., ka shiu gjithë këto ditë që bie dhe bie për të paralajmëruar breshrin e madh mbi kutitë e votimit më 25 prillit dhe detyra e gjithsecilit është të bëhet pjesë e atij breshri.

Apo të qëndrojë në atë karvanin që gjithmonë e më shumë duket si i dalë nga Filmi Koncert në vitin ’36. Ju kujtohet ai plaku që jepte gaz për të prishur koncertin. Ai është në Lalëz dhe është bërë gogol dixhital.

Është edhe komshiu i tij i Lalzit që është bërë si ato çingije që vinin rrotull marmitës për t’i thënë kthejani kurrizin atij koncerti, kthejani kurrizin Evropës dhe ejani në vallen e batakut. Shqipëria më 25 prill do të përballet me një test karakteri dhe shqiptarët do të duhet të vendosin anën me të cilën do të gjenden më datë 26.

Loading...