“Ia arritëm t’ia dalim aty ku në fakt u thyem disa vjet më parë si rezultat i një presioni të jashtëzakonshëm nga industria e kazioneve mbi deputetët. Por, ajo që na ka bërë përshtypje është mbështetja e kësaj nisme nga 90% e grave dhe vajzave”.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot në Lushnje në takimin me gra e vajza të një komuniteti të prekur jo pak nga pasojat e bixhozit, për të diskutuar mbi ndalimin e tyre dhe kalimin e qindra miliona eurove në vit, nga lumi e llumi i kumarit në konsumin familjar.
Kryeministri theksoi se “nisma ka pasur një mbështetje siç ndodhë rrallë në Shqipëri, ku politika është shumë e ndarë, shoqëria e ndarë në kampe, me mbi 70% e qytetarëve që e mbështesin, por janë mbi 90% grave dhe vajzave që e mbështesin”.
“Ne nuk i patëm dot votat për të votuar që atëherë mbylljen e kazinove elektronike në atë kohe nuk ishte në diskutim çështja e basteve. U bë një kompromis që si çdo kompromis nuk ishte ideal për të mbyllur kazinotë elektronike në të gjithë territorin e Republikës në 31 dhjetor të këtij viti dhe që atëherë deri sot kanë kanë kaluar disa kohë kur ne kemi parë dy anë të një medalje për të cilën hyjmë në këtë betejë”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “nga njëra anë kemi formalizuar në mënyrë të ndjeshme sektorin, kemi arritur të marrim dyfishin e taksave që merreshin më parë kemi përgjysmuar kompanitë e përfshira në këtë sektor dhe nuk janë pak të ardhurat në buxhetin e shtetit nga këto taksa”.
Por, vijoi ai, është shumë më rëndë plaga që tregon ana tjetër e medaljes. Në këtë sektor ka vazhduar të ketë informalitet, edhe pse është tërësisht e gënjeshtërt ajo që thuhet e përsëritet se me demek u shtuan pikat e basteve.
“E vërteta është se pikat e basteve u formalizuan dhe janë më pak seç ishin kur ne filluam betejën kundër formalitetit me atë operacionin kundër marrëzisë”, nënvizoi ai duke shtuar nuk u shtuan , por u formalizuan në një pjesë të konsiderueshme .
Kryeministri e vuri theksin tek ajo që vlen sidoqoftë të kihet parasysh, që sipas tij “industria i ka dhënë një hapësirë të pajustifikueshme një pjese njerëzish që janë drejtpërdrejt të lidhur me krimin e organizuar dhe një pjesë e konsiderueshme e pronarëve të këtyre kompanive janë njerëz që kanë kaluar përmes burgjeve, plagosjeve, pengmarrjeve dhe shfrytëzimit të prostitucionit e kështu me radhë”.
“Ne vendosëm ta bëjmë të plotë këtë herë ligjin duke përfshirë edhe bastet edhe duke përfshira që është lojë si, bastet sportive, baste me për gara me qen, me kuaj, luftë gjelash, janë të gjitha që ndodhin edhe bastet online, edhe bingot, në mënyrë që të mos krijojmë asnjë hapësirë për të pasur transformim të aktiviteteve dhe për të pasur hapësira paligjshmërie të fshehura në një licencë për diçka dhe duke bërë diçka tjetër”, theksoi Rama./k.s/ /a.g/
TIRANË, 27 Tetor/ATSH/