Bashkimi Europian ka parashikuar rihapjen e kufijve të jashtëm më 1 korrik, si një masë për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të unionit ende nuk kanë arritur një dakordësi për listën e vendeve të sigurta, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në bllok, si dhe krieret e secilit vend për lejimin e hyrjes pa qenë i nevojshem karantinimi.
Një pjesë e vendeve të unionit kanë paraqitur një listë, megjithatë shtetet anetare fillimisht duhet të këshillohen me qeveritë e tyre për të dhënë një vendim. Verdikti pritet të shpallet kete fundjave.
Sipas listes, SHBA-ja, Brazili dhe Rusia, nuk janë në mesin e vendeve, qytetarët e të cilëve do të mund të udhëtojnë drejt Europës. Megjithatë amerikanët mund të lejohen të hyjnë në vendet e BE-së nëse i plotësojnë disa kushte, si psh niveli i normal i temperatures.
Nga ana tjetër, Greqia po urdhëron testet për COVID-19 për personat që mbërrijnë nga një varg vendesh të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Hollandën dhe Spanjën. Edhe Çekia gjithashtu ka thënë se nuk do të lejojë të hyjnë në vend turistët që vijnë nga Portugalia, Suedia dhe një pjesë e Polonisë.
Për rihapjen e kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian ka sugjeruar që Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – duhet të pranohen.
Sipas raportimeve, megjithatë ekziston një aneks i bashkangjitur rekomandimit të Këshillit të BE-së, për të mos lejuar rihapjen e kufinjve me Ballkanin Perëndimor, përveç me Serbinë dhe Malin e Zi.
Në cdo rast, lëvizja për cdo shtet do të kushtëzohet nga shifrat e pandemisë.