Mbyllja e Spitalit të Kirurgjisë, rektori Arben Gjata fjalë prekëse/ ‘Lamtumirë streha e vjetër, ku kam kaluar 35 vjet të jetës time

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, na ka përlotur sot teksa ka reaguar për mbylljen e godinave të vjetra të Spitalit të Kirurgjisë në Tiranë.

Ai shkruan se pas 90 vjetësh që nga ideimi i këtij spitali që ka përcjellë të gjithë specialistët e kirurgjisë, ka ardhur momenti të përjetojë ditët e fundit pasi po transferohen pacientët, mjekët dhe paisjet në godinat e reja të cilat janë të përbëra nga 7 salla operatore, me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me një kapacitet prej 120 shtretërish.

Postimi i Arben Gjatës:

1929-2019

Pas 90 vjetësh, ky spital i ideuar nga i madhi Jani Basho, i cili solli nga Vjena edhe Projektin e realizuar nga Köhler, nje nder arkitektet austriake me te spikatur te kohes, po perjeton ditet e tij te fundit, transferohen pacientet, mjeket, paisjet! Por per kirurgjine shqiptare ky spital per 90 vjet ka qene Ylli polar! Ketu filloi gjithcka, interventet e para, specialitetet e para, komplikacionet e para, endrat e para!

Ketu u ngriten në kembe e mesuan te ecin vete te gjitha specialitetet e kirurgjise, te cilat u larguan njera pas tjetres, drejt ambjetesh te tjera, me te reja e te gjera, kardiokirurgjia, kirurgjia torakale, djegie-plastika, kirurgjia vaskulare, onkologjia, trauma, ortopedia, kirurgjia infantile, reanimacioni, por shpirti i kirurgjise mbeti ketu, mbeti ajo, Mema e te gjitheve, Kirurgjia e Pergjitheshme. Në ambientet e tij lu.f.tuan keto 90 vjet, mes nje mal veshtiresish, por me syte drejt jetes, kirurget me te shquar shqiptare, Shiroka, Petro Cani, Ferdinand Paparisto, Petrit Gace, Xhelal Kurti, Panajot Boga, Besim Elezi, Arjan Xhumari, Rushen Golemi, Pellumb Karagjozi, Simon Capeli, Gazmend Velcani, Luter Kreshpa, Nikollaq Kacani, Mustafa Xhani, Mentor Petrela, Mehdi Agolli, e dhjetra e qindra te tjere. Ketu, deri sot, dhjetra kirurge te gjeneratave me te reja, vazhdojne ta mbajne gjalle e me nder legjenden e ketij institucioni epik! Ketu u formuan nder vite armatat e Kirurgeve dhe Anestezisteve shqiptare e te trojeve gjithashtu! U larguan prej ketu, u shperndane neper Shqiperi apo larg në bote duke mbajtur ne kujtimet e tyre me te cmuara ate cka fituan ketu, mes mundimesh, perpjekjesh e shpresash! Ketu erdhen me ndroje e mes dhimbjesh me mijera paciente, por keto klinika ishin dhe mbeten deri në fund, tempuj te shpreses se beteja per jeten, sado e veshtire te jete, mund te fitohet!

Vitet kalojne pa kuptuar dhe erdhi casti qe edhe ne, banoret e fundit, t’i japim lamtumire shtepise se vjeter! Ne respekt te te gjithe atyre qe vune zemren, shpirtin dijet dhe e bene te madh emrin e ketij institucioni, nje foto lamtumire nga interventi i fundit kryer në kliniken e trete, në keto ambjente te vjetra por te lavdishme! Lamtumire streha e vjeter, ku kam kaluar 35 vjet te jetes time! Falemnderit per mundimet e pakursyera, endrat e rinise, oret e gjata, por edhe per kenaqesine e pafundme qe na ke dhuruar! Do te mbetesh perhere brenda secilit prej nesh!

Loading...