I veshur si oficer policie, një burrë i njohur vetëm si Semir. A, dyshohet se ka mbytur brutalisht dy fëmijët e tij të vegjël, në formë hakmarrjeje për gruan që e kishte lënë. Kjo ishte akuza e prokurorëve ndaj hidraulikut 37 vjeçar, që po gjykohet për aktin makabër në qytetin gjerman të Regensburg.
Në gjykatë u tha se burri kishte lidhur djalin e tij Jamal, 8 vjeç, dhe vajzën Jamile, 6 vjeçe, para se t’i mbyste në maj të vitit të kaluar. Më pas njeriu kishte shkruar një letër në nënën e fëmijëve, ish-gruan 29 vjeçare Bianca ku thuhej: “Shihemi në ferr” dhe “Fëmijët janë në parajsë!”
Në letër i akuzuari thoshte se ishte “zëvendësuar si figura atërore e fëmijëve” dhe se ish gruaja e tij kishte nisur një jetë të re me një burrë tjetër.
Ai tha: “Nuk mund ta duroj që një i huaj të komandojë fëmijët e mi” si dhe “ti preferoje të shkoje në ‘disco’.” Më pas i akuzuari kishte tentuar të vriste veten duke u hedhur nga një urë në lumin Danub, por doli i gjallë në breg dhe rrjedhimisht u arrestua. Prokurori Thomas Rauscher tha: “Ai nuk donte që fëmijët e tij të jetonin me partnerin e ri të Biancas, të rriteshin me t e të edukoheshin nga ai. Kjo vrasje e akullt erdhi nga dëshira e ti egoiste për pushtet dhe kontroll ndaj saj”.
I akuzuari, bir i një romi e një sirianeje, kërkoi rrethana lehtësuese pasi ndjehej “i pashpresë” gjatë karantinës së koronavirusit. Ai ishte ndarë disa herë nga nëna e fëmijëve dhe kishte disa dënime të mëparshme, i pari prej moshës 17 vjeçare. I dyshuari kishte lënë disa profesione dhe njihej si përdorues heroine. Ai qe arrestuar më parë për sulm ndaj partneres duke e djegur me cigare, si dhe për kërcënime ndaj babait të ‘Bianca’s’ në 2012. I akuzuari përballet me dënim maksimal.