Me 18 medalje ari, Majlinda Kelmendi futet në librin ‘Guiness’

Xhudistja shqiptare nga Peja, Majlinda Kelmendi është futur në librin e rekordeve “Guiness” për numrin e medaljeve të arta të fituara në turnetë ndërkombëtarë, në sportin e xhudos.

Vlen të theksohet se Kelmendi ka fituar 18 medalje

Ajo i dha fund karrierës së suksesshme vitin e kaluar, teksa tashmë ka nisur rrugëtimin si trajnere.

Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar së fundmi “Judo Legends” (Legjendat e xhudos) flet për një rekord të “Guiness” të arritur nga Majlinda në periudhën afro 10 vjeçare.

Lexhenda e sportit të xhudos, konsiderohet si sportistja më e madhe që ka pasur Shqipëria.

Loading...