Më 19 shkurt do të shfaqet në qiellin e natës ajo që njihet si “Super Hëna e Dëborë”

Të fiksuarit pas eventeve të qiellit mund të gëzohen më në fund pasi “spektakli” i radhës pritet të vijë nga sateliti ynë natyror.

Sipas parashikimeve, më 19 shkurt do të shfaqet në qiellin e natës ajo që njihet si “Super Hëna e Dëborës”.

Hëna e plotë pritet të shfaqet mërkurën dhe parashikohet që të jetë hëna më e ndritshme e vitit.

Kjo është super-hëna e dytë, pasi në 21 janar u shfaq ajo që njihet si “super-hëna e përgjakshme”.

Hëna e plotë e këtij muaji quhet edhe hëna e dëborës për shkak se shkurti njihet në botë si muaji që sjell dëborën më të dendur, ( edhe pse këtu tek ne duket sikur i mbyllëm “hesapet” me dimrin).

Loading...