Ish deputeti i PD Luciano Boci iu pergjigj deklaratave te kryeministrit Edi Rama ne lidhje me incidentin me Gjergj Lucen.
Boci theksoi se me 25 prill do te jene qytetaret qe do ti japin Rames 1 milion grushte.
Gjate fjales se tij ne Elbasan diten e sotme, kryeministri Edi Rama tha se kandidati demokrat doli ne video pak dite me pare duke grushtuar nje sipermarres qe sjell zhvillim ekonomik dhe hap vende pune!
Reagimi i plotë:
Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!
Telefonin tim e quan të Llucës.
E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.
Është siguruar 1000 herë për këtë.
Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.
Kushedi ku do përfundonte Rama!?
Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.
Në 25 prill do marrësh një milion grushte!