Samsung Galaxy S10 është një prej smartfonëve më të përfolur të këtij viti që vjen.
Super i përmirësuar dhe padyshim që do të jetë më i miri në treg, smartfoni pritet të dalë në treg në fillim të 2019-ës.
Ditën e Marte një imazh i Galaxy S10-ës është publikuar nga 91Mobiles.
Imazhi tregon një telefon me gjashtë kamera në total. Katër prej tyre gjenden në pjesën e pasme dhe dy në pjesën frontale.
Por detaji interesant është tek dy kamera ballore të cilat janë të shkëputura nga korniza e telefonit.
Një dizajn të tillë Samsung a ka paralajmëruar më parë dhe e quan Infinity-O ndërsa sot për herë të parë kemi një imazh i cili na tregon sesi do të ngjajë, raporton PCW.
Specifikat:
Specifikat e tjera të përfolura të Galaxy S10-ës janë:
Ekran 6.4-inç AMOLED
Rezolucion Quad HD
Skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran
Version i ri ri “Face Unlock”
Portë 3.5mm kufjesh
Procesor Snapdragon 8150 ose Exynos 9820
Bateri 3,700 mAh
Imazhet tregojnë telefonin në një ngjyrë blu e cila debutoi me Galaxy S9 dhe S9 Plus.