Më dërgoi mikja mesazh
Eja sonte e më mer
Eja aty mbas mesnate
Kur gjithë lagjia gjumë të fler
Eja se sonte jam vetëm
Dhe fjala të mos na dal
Eja se jam ndezur flak
Se për ty asgjë s”më ndal
Eja dhe mos u vono
Se s”është i vështir misioni
Se dhe unë i mora masat
Do të hidhem nga ballkoni
Eja më ço në parajs
Se po digjem si në ferr
Eja se s”të lutem shumë
A mos do të gjej të tjer
Rri o plaç mos bëj shaka
Tek mua s”të shkon shantazhi
Se ti ma di kokën mirë
Të bëj kavalet silazhi
Të grij e të bëj silazh
E kupton ushqim për derra
Edhe nëse të kërkojn
Të thonë ku u zhduk e mjera
Moj mike të “plast” syri
Mos harro jam i martuar
Se po ika kur bjen nata
Dije që jam i dënuar
Tani që ma ngrite mendjen
Pritëm se do vi pa tjetër
Ti mos u hidh nga ballkoni
Se do ngjitem unë si ketër
Vetëm dua të më presësh
Me gjithë zemër me gjithë xhan
Të më përulesh në gjunj
Se për ty s”jam thjesht jaran