‘Më duket si një skile e vjetër dhe më negativi i BBVIP’, Ermela Mezuraj komenton Ilir Shaqirin

Ermela Mezuraj fituesja e “BB4” prej kohësh është shkëputur nga jeta publike, por “Big Brother VIP” e ka rikthyer aty-këtu.

E ftuar disa net më parë për të komentuar lojtarët në “Instagram”-in e Ardit Çunit, Ermela ka komentuar me tone negative një nga pretendentët për të fituar “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirin.

“Për mua është një skile e vjetër, që fut hundët gjithandej dhe s’mbaj mend të ketë bërë diçka me vlerë që unë mund ta kujtoj. Për mua është thjesht personazhi negativ në atë lojë”, tha ajo.

Ermela shprehu simpatinë e saj për Einxhel Shkirën, duke u shprehur se në momentin që ajo hyri, unë thashë më në fund hyri fituesja.

Anaid Kaloti gjatë bisedës i evidentoi fakti se ajo është fanse e Einxhelit dhe për këtë arsye e mbron, por Ermela këmbënguli se e sheh si lojtare të fortë.

Në këtë rast, Ermela mbajti hapur anën e Einxhel, e cila dihet që pati një konflikt të gjatë me rivalin e saj, Ilirin.

Einxhel u shpreh në fillim se ai e përmendi dashnoren dhe gruan në BBVIP për të fituar vëmendje, ndërsa Ilir e konsideroi një “ordienere” jo e denjë për të debatuar me të.

Më pas, Shkira, në një bisedë me Arbrin tha se do t’i vinte keq nëse ajo do të dilte në këtë pikë të lojës pasi sipas saj ka shumë banorë të tjerë, të cilët nuk kanë qenë aktivë dhe nuk janë sprovuar sa ajo.

Arbri e ka mbështetur në këtë pjesë pasi u shpreh se në çdo prime Einxhel është protagoniste, edhe nëse nuk ka të bëjë me të debati.

Gjithashtu, ajo u shpreh se do t’i vinte keq nëse “BBV “do ta fitonte dikush që famën ose aktivitetin e tij nuk ka vendosur ta bazojë në Shqipëri.

Këtu kuptohet qartë që e ka fjalën për Ilir Shaqirin, i cili e zhvillon karrierën e tij prej vitesh në Itali, dhe për më tepër janë konfliktuar shumë rënë bashkë.

Loading...