Me dy fëmijë që ulërijnë dhe djalin 10-vjeçar që filmon, momenti kur gruaja lind në …

Momenti i mrekullueshëm i një nëne që lind në makinë është filmuar nga djali i saj 10-vjeçar.

Teksa dy fëmijët më të vegjël qajnë dhe ulërijnë në pjesën e pasme të makinës, nëna nuk ka arritur të mbërrijë në spital dhe ka lindur rrugës. Burri i saj ka nxituar për ta dërguar në maternitet, por me sa duket bebes i kishte ardhur ora.

Gruaja nga Nevada u filmua nga kamera duke lindur fëmijën e saj të katërt në pjesën e përparme të makinës. Bashkëshorti po e dërgonte gruan e tij, Rudy napier në kontrollin e saj të fundit, dhe në makinë kishte marrë dhe tre fëmijët, por bebja zgjodhi të vinte në ato momente.

Djali i çiftit, Jayden, 10 vjeç, ishte ngarkuar me regjistrimin e një videoje para lindjes për motrën e tij të re dhe arriti ta bënte më së miri.

Pasi mori aq shumë vëmendje për ardhjen unike të vajzës së tyre më të vogël, familja filloi një mbledhje fondesh në Facebook për të blerë një makinë më të madhe në mënyrë që të ishin në gjendje për të lëvizur te gjashtë pjestarët.
Mike, bashkëshorti i Rudy-t e ndau videon e regjistruar dhe e përshkroi tërë provën si një ‘makth të bukur’ !

Videoja, e cila është vetëm trembëdhjetë minuta e gjysmë, tregon situatën duke u shkallëzuar ndërsa Jayden mbetet i përqëndruar tek kamera.

Bashkëshorti, Mike e ka vënë dorën në këmbën e Rudy-t në një përpjekje për ta ngushëlluar atë ndërsa drejton makinën me krahun tjetër.

“Mike po fëmija vjen, Mike po fëmija vjen ,” – i thotë Rudy burrit të saj, dhe ai bën çmos për të arritur me shpejt në Spitalin Henderson.

Në një kaos total, me fëmijët që ulërisnin dhe qanin dhe djalin e madh që filmonte lindjen e nënës së tij, bebja ka ardhur në jetë në makinë dhe videoja është bëri virale në rrjete sociale.

Loading...