Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Çim Peka Live, ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama në lidhje me shpalljen non-grata të tij prej ShBA-ve.
Ish-kryeministri bën përgjegjës për vendimin e DASH kryeministrin aktual dhe thekson se ai do mbajë përgjegjësi për këtë gjë, pasi i është prekur dinjiteti.
“Kam punë me Ramën. Nuk jam marrë me të por do merrem. Për këtë që ka bërë ai do të mbajë përgjegjësi. Ka bërë diçka të pashembullt në historinë e vendit. Më është prekur dinjiteti im”. tha Berisha.
Loading...