‘Me kapuç dhe atlete të bardha’/ Del video e personit që vendosi ‘tritolin’ në shtëpinë e Dukës

Fax News ka siguruar videon e mbrëmjes së djeshme kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e opinionit publik ishte fakti se këto ngjarje ndodhën menjëherë pas publikimit të një audiopërgjimi ku kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dëgjohej duke përdorur një fjalor tërësisht banal ndaj anëtarëve të shoqatës së Futbollit “Tirana”.

Por menjëherë pas kësaj ngjarje, Veliaj reagoi duke thënë se Dukën e kishte kundërshtar por jo armik dhe inkurajoi policinë që të zbardhte të gjithë ngjarjen së bashku me fajtorin e vërtetë.

Në video duket një djalë i ri në moshë me një kapuç të vendosur dhe menjëherë pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me vrap.

Loading...