‘Më kërcënuan se isha me Partinë Demokratike’, çifti i shqiptarëve kërkojnë azil politik në Irlandë

Një histori e çuditshme është bërë virale së fundmi, ku një çift shqiptarësh kanë kërkuar azil politik në Irlandë, pasi ndihen të pambrojtur në Shqipëri. Mësohet se çifti iu refuzua kërkesa për azil nga Gjykata e Apelit mirëpo përpjekjen e tyre nuk e lanë me kaq dhe e dërguan në Gjykatën Supreme.
Shqiptari i identifikuar tha se në zgjedhjet e 2017 ai kishte një lokal në pronësi në Shqipëri dhe se ishte mbështetes i PD për shkak se mendonte se në këtë mënyrë nëse ata vinin në pushtet mund të merrte pronat e humbura gjatë sistemit komunist.

Në zgjedhjet e 2017 gjatë fushatës elektorale, ai i tha gjykatësit se ishte kërcënbuar dhe rrëmbyer nga kundërshtarët politik që të mos mbështeste Partinë demokratike. Kjo gjë, sipas pretendimeve të shtetasit shqiptar, e kishte bërë që të largohej nga vendi. Ai tha se dy ditë pas zgjedhjeve gruan e kishin kërcënuar dy persona të armatosur.

Shtetasi shqiptar i tha gjykatësit se ishte bindur se duhej të largohej pasi PS fitoi zgjedhjet dhe në qeveri erdhën politikan të përfshirë në krime dhe mafia.

Mirëpo gjykatësi i Gjykatës Supreme, hodhi poshtë pretendimet se ai ishte rrëmbyer, pasi një gjë e tillë nuk mbështetej në baza reale informacioni. Gjykatësi tha se edhe pretendimet e tjera se ndaj çiftit ka pasur presione dhe kërcënime me natyre politike nuk janë faktur nga bashkëpunimii autoriteteve irlandeze me ato shqiptarë./vizionplus

Loading...