“Më ktheni në detyrë” – Gjyqtari që kërkoi s*ks, i dërgon letër KLGJ-së

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka kërkuar rikthimin në detyrë, dy vjet pas pezullimit. Kërkesa e tij vjen pas shpalljes së pafajësisë me një vendim të Gjykatës së Apelit Vlorë në muajin shtator të vitit 2018.

Faksimile e vendimit të Apelit
57-vjeçari u denoncua publikisht nga një qytetare, së cilës i kërkoi favore se.ksuale në këmbim të ndikimit në një çështjeje të hapur gjyqësore që ishte në ngarkim të një tjetër gjykatëseje. Audio-përgjimi u publikua në emisionin “Stop” dhe pas kësaj erdhi pezullimi dhe hetimi për Boçin.

Denoncuesja R. Islamaj paraqiti një audio-përgjim nga bisedat me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Sipas gruas, nënë e 2 fëmijëve dhe e divorcuar, ajo i kishte kërkuar ndihmë për një gjyq për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën, por, në fakt, Boçi i kishte kërkuar lidhje intime. Në denoncimin e bërë, kreu i Gjykatës e kishte puthur në zyrë dhe kërkesën për të pasur marrëdhënie me të ia kishte bërë disa herë dhe në ambientet e jashtme.

Sipas gruas, kreu i Gjykatës i kërkonte seks në këmbim të fitimit të çështjes gjyqësore me palën tjetër. Kur gruaja i është përgjigjur negativisht, atëherë ajo u shpreh se e humbi gjyqin. Nga përgjimet audio, veç aferës se.ksuale që kërkonte gjyqtari, dolën të tjera shkelje, mes të tjerave dhe ko.rrupsion pasiv.

SHKARKIMI

Në fund të vitit 2018, Boçi i ka drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor një letër, ku kërkon revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit. Sipas procesverbalit të kësaj mbledhjeje, rezultoi se një pjesë e mirë e anëtarëve të KLD kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes për të verifikuar rastin dhe për t’i dhënë personit të akuzuar të drejtën për t’u dëgjuar, por gjithmonë sipas këtij procesverbali, vendimi i shkarkimit është dhënë pas këmbënguljes së ministrit të Drejtësisë dhe kryetarit të KLD-së se mosmarrja e masave konkrete do t’i dë.nonte në sytë e opinionit publik.

Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media, në një emision investigativ, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe ko.rrupsion pasiv. Ishte qytetarja R. Islamaj ajo që përmes një audio-përgjimi ngrinte pretendime lidhur me një gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në kërkesën për rikthimin në detyrë theksohet se ekspertiza e Policisë Shkencore e nxori audio-përgjimin si të sajuar me programe kompjuterike, ndërsa nuk është disponuar asnjëherë mjeti më të cilin u krye përgjimi dhe kishte mungesë të elementeve të tjera teknike. Ndërkohë, vetë den.oncuesja ka pretenduar se janë 50 minuta përgjime dhe se janë publikuar vetëm 4 minuta.
Kërkesa e ish-gjyqtarit të Gjirokastrës për rikthimin në detyrë vjen në kohën kur hetimet nuk kanë konkluduar në favor të kërkesës së shtetases R. Islamaj, duke rrëzuar kështu shkakun e pezullimit. Nga ana tjetër, ligji parashikon një afat kohor nga tre muaj deri në dy vjet për marrjen e masës së pezullimit, periudhë e cila është ezauruar.

Ish–gjyqtari Boçi ka drejtuar kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD prej qershorit 2017 e në vazhdim, duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesat e tij nuk janë marrë në shqyrtim. Kërkesa e parë është drejtuar në datën 9 qershor 2017, ndërsa kërkesa e fundit që i drejtohet organit të ri, KLGJ, mban datën 20 dhjetor 2018 dhe pritet shqyrtimi i saj.

PAFAJËSIA

Më 27 shtator 2018, Gjykata e Apelit Vlorë rrëzoi kërkesën e ankimit të shtetases R. Islamaj dhe për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, duke i dhënë gjyqtarit Boçi pafajësinë. Në 25 maj 2017, Prokuroria e Fierit vendosi pushimin e procedimit p.enal ndaj Boçit me arsyetimin se “nga hetimi nuk rezultoi që personi nën hetim të ketë marrë përfitim material apo se.ksual nga shtetësja R. Islamaj, i cili të ketë ndikuar më pas në vendimin gjyqësor ku kjo e fundit të ishte palë”.

Hetimet pen.ale për ish–kryegjyqtarin nisën fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që pas një periudhe tremujore, pasi kreu hetimet e nevojshme, vendosi moskompetencën për hetimin e çështjes, duke ia kaluar të drejtën e hetimit Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Pas katër muaj hetimesh, kjo Prokurori vendosi pushimin e procedimit p.enal për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër p.enale.

“Nga hetimi nuk rezultoi se personi nën hetim të ketë marrë ndonjë përfitim material apo seksual nga ana e shtetases R. Islamaj, i cili të ketë ndikuar më pas në vendimin gjyqësor ku kjo e fundit ishte palë”, thuhet në përfundimet e Prokurorisë së Fierit.

Madje, prokurorja Elida Hoxhaj në fund thotë se “veprimet e personit nën hetim Guximtar Boçi, i cili me veprimet e tij i ka krijuar përshtypjen shtetases R. Islamaj se mund të infuencojë mbi gjyqtaren e çështjes, kërkesa për krijimin e një marrëdhënieje dashurie me të, si dhe veprimet e gjyqtares së çështjes Blerta Çibuku (Marku), të tilla që vënë në dyshim paanësinë e saj në gjykim, vlerësoj se përbëjnë shkelje të Kodit të Etikës Gjyqësore”.

Loading...