Populli tani,
tek ty qaka hall,
po ti këtë popull,
e urren si djall!
Vetëm ti për hallet,
mos fol-o i marrë,
se ti disa herë,
popullin ke vrarë!
Vetëm ti mos fol,
more Katallan,
se ke zhdukur njerëz,
pa nam e nishan!
Kot që si i çartur,
tani shkumëzon,
sepse koha jote,
iku përgjithmonë!
Jo se je i plakur,
dhe me tru të thara,
por se përmbi popull,
ti ke bërë hatara!
Si mund të mbrosh ti,
fatet njerëzore?!
kur vetë ke vulosur,
një kohë mortore?!
Ti me mijëra varre,
në Atdhe ke hapur,
s’di pse Drejtësia,
ende s’të ka kapur!
Ti me kohë qelinë
e ke pasur hak,
njëmijë vite burg,
për ty janë shumë pak!
Po një ditë patjetër,
do biesh në lak,
sepse Pinoçeti,
ishte dhe më plak!
nga pas të ndjek ty,
po me dhjetëra varre,
duan drejtësi!
Vetëm drejtësi,
çdo viktimë kërkon,
se sa kohë je jashtë,
si gjarpër kafshon!
Kafshon si një gjarpër,
vjell si një lubi,
se krimin dhe shpifjen,
ti i ke hobi!
Mijëra që të shohin,
nga ty sytë u dhëmbin,
si halenë tënde,
e ke bërë Kuvëndin!
i ka dalë boja,
sepse ti në fakt,
dhjet më shumë nga goja!
Ne themi të gjithë:
“Si s’tu mbyll haleja?!”,
ti me ulërimë,
do zgjedhje të reja!
Kot që ulëret
si kafshë – o idiot,
se zgjedhje të reja,
nuk provokon dot!
Zgjedhje nuk do ketë,
kurrë në Shqipëri,
nëse ti me Bandën,
nuk jep llogari!
Ajo që është thënë,
për ju do bitiset,
drejtësi do bëhet,
bota të përmbyset!
Kjo që po them unë,
është një postulat,
se për ty s’përmbyset,
këtu asnjë fshat!
Më kurrë s’do ta lëmë,
në dorë Shqipërinë,
në mos në qeli,
do shkosh në çmendinë!