Të gjithë duan të dalin nga burgu, por një shqiptar mendon se është më mirë të jetë në qeli se në shtëpi me gruan e tij.
Gjykata e kishte lënë ‘arrest shtëpie’, një shqiptar 30-vjeçar, por ai kishte vendosur që të shkojë në kazermën e karabinierëve dhe u kërkuar që ta fusin në qeli.
‘Jeta me grua është e pamundur’, u ka thënë ai karabinierëve, duke kërkuar që të futet në qeli.
30-vjeçari i njohur për policinë, pasi kishte kryer disa krime të vogla, u ka kërkuar karabinierëve të Guidonia Montecelio në rajonin e Lacios që të shkonte në burg.
Ai u ka thënë karabinierëve që bashkëjetesa me gruan e tij ishte e pamundur tani dhe më mirë të vuante dënimin në burg se sa në shtëpi.
Në këto kushte, karabinierët e kanë arrestuar 30-vjeçarin shqiptar me akuzën e ‘arratisjes nga vendi i vuajtjes së dënimit’ dhe kanë njoftuar policinë e burgjeve, të cilët e kanë dërguar në qeli.