Ata i quajnë binjakët “Lupin” dhe janë dy vëllezër shqiptarë të njohur tashmë për Policinë italiane pasi kanë kryer qindra vjedhje. Edmond dhe Eduard Trushi janë kthyer në zonën e Udines dhe karabinierët kanë paralajmëruar qytetarët: Nëse i shihni telefononi në 112. Por edhe nëse do të kapeshin, problemi do të ishte i njëjtë; ata janë të pamundur t’i dënosh. Dhe kjo falë ADN-së së tyre e cila jep rezultate të njëjta dhe është e vështirë të përcaktohet se cili nga të dy lë gjurmë biologjike në vendet e grabitura. Dhe sipas ligjit ata janë “të pafajshëm”.
Teknika e vrimës në kornizë
Edmond dhe Eduard Trushi, 38 vjeç nga Shqipëria, punojnë gjithmonë me teknikën e hapjes së një vrime në kornizë, procedurë për të cilën janë dy specialistë. Si funksionon? Me një shpuese bëjnë një vrimë në xham dhe më pas futin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur. Rezultati? Qindra grabitje. Shumë në veri-lindje, por kanë mbërritur gjithashtu në Lombardi dhe Piemonte (dhe raste janë raportuar edhe në Italinë Qendrore).
Ata janë binjakë identikë dhe nuk bëjnë asgjë për t’u dalluar as në pamje: e njëjti prerje flokësh, të njëjtat veshje dhe madje të njëjtat tatuazhe. Dhe gjithashtu për këtë arsye është e vështirë t’i atribuohen krimet atyre. Shpresa e vetme ishte në ADN. Por edhe në këtë rast provimet nuk dhanë kurrë një rezultat të caktuar. Ata u shpallën të pafajshëm tre herë, ndaj dhe atyre iu dha atyre pseudonimin mediatik të binjakëve “Lupin”, si hajduti zotëri i pakapshëm i krijuar nga Maurice Leblanc në 1905. Në vitin 2014, policia gjeti ADN-në në një makinë të vjedhur dhe më pas u la në Sacile pas një kohe të gjatë ndjekje. Nga ato gjurmë u gjurmua tek Eduard Trushi, por në gjyqin e zhvilluar ai u shpall i pafajshëm pasi ishte e mundur të konstatohej se cili prej të dyve ishte në timon.
I mbërthyen gjurmët
Një ekzaminim modern ultra i saktë i gjurmëve të gishtërinjve i vendosi në vështirësi. Pavarësisht se janë binjakë identikë, gjurmët e gishtave janë të ndryshme dhe falë kësaj hetuesit i dënuan në vitin 2020. Në Mantua u dënuan me 2 vjet e dy muaj burg, në Pordenone në shkallë të parë me 6 vjet e 10 muaj dhe në apel. Por tani, janë rikthyer sërish në “treg”.