Pse fëmijët jetonin me babanë dhe jo me juve? Unë kalova një sëmundje të rëndë në Greqi me milingjit, 11 ditë kam qenë e paralizuar, nuk ngrihesha. Më pas, kisha hemorragji nga veshët, më thanë për operacion, por nuk e bëra. Patëm shumë debat, pastaj në janar shkova në Itali, i bëra të gjitha mjekimet dhe mora kthim për jetën. Kur isha atje, sa herë merrja në telefon ish-burrin, më dilte në telefon nëna e të dashurës së tij. Fëmijët u sëmurën të dy nga veshkat, i kisha keq në spital. Ai më thoshte që “i ke shtruar kastile, që të vij unë, nxirri urgjent se të vrava”. I nxora dhe i çova në shtëpi. Filluam prapë jetën, për hatër të fëmijëve. Edhe sot, vetëm të kisha atë vajzë gjallë, edhe pse ka tjetrën, unë prapë do vazhdoja, vetëm që fëmijët të ishin mirë. Ai është martuar dhe ka fëmijë.
Kur kishim përplasjet, që ndenjën dy vite te shtëpia e babait tim, ai mori vajzën për dore dhe iku. Aty i doli djali dhe i tha “po mua”. Ai i tha që “ti dhe nëna jote s’keni punë me mua”. Unë ju qepa mbrapa, por nuk u mirëprita si duhej. Më tha të hidhja firmën, pasi më premtoi që do më ndihmonte me lekë për operacionin në Greqi. E hodha firmën në mirëbesim.
Ata ikën në Greqi, më pas shkova dhe unë, sado që ata nuk më morën në telefon. Ai më ka rrahur dhe më ka thënë të ikë. I thashë të më lërë vetëm një natë që të flejë me fëmijët e mi. Të nesërmen jam ngritur dhe kam shkuar te pronarët e ullinjve, ndonëse ai nuk donte të më linte. Kur shkova atje, ata vunë ulërimën në kokë. Ai kishte thënë që unë kam vdekur dhe ata më dinin të vdekur, dhe kur më panë u shokuan. Fola me djalin dhe i thashë që po marr valixhet dhe do mbështetem tek ata. Djali më tha të iki, se do gjente punë e do më merrte prapë, por pas asaj dite, ai i ndërpreu marrëdhëniet. Me vajzën, Brisildën, nuk i kam shkëputur asnjëherë marrëdhëniet. E merrja në telefon vazhdimisht, më në fund ma hapi djali dhe më tha që “Brisilda është martuar”. I kërkova të më nxjerrë çupën në telefon, por tha se ajo nuk del se e kemi martuar, dhe më tha se “nëse ti shkon te vajza, të vras”. I thashë “lëri këto se fëmijë i ke ti, fëmijë i kam unë, edhe kam sakrifikuar për t’i rritur”. Bëra ç’bëra, shkova atje. Shefi i Krimeve më pyeti se çfarë do të bëj, nëse do bëja denoncim. I thashë që vajza ime është e paditur dhe nuk ishte në gjendje të martohej.
Rama: Tanket dhe helikopterët në Veri teatër. Serbia e di kush qëndron pas Kosovës dhe do t’i kërkojë falje asaj
Transmetuar 27-09-2021, 21:41
Share on Facebook Tweet Share on Google+ Linkedin
Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës.
Kreu i qeverisë tha se sjelljet radikale serbe janë reagime disporcionale dhe e sheh më shumë si shfaqje teatrale çdo gjë.
“Është reagim disporporcional, dhe akoma më shumë është shfaqja teatrale me tanke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë asgjë çfarë bëjnë përveç se nxisin serbët duke i inspiruar në drejtimin e gabuar. Pjesa ushtarake është teatralitet, se Kosova nuk është territor pa Zot dhe dihet se pas Kosovës, është një aleancë e tërë ushtarake,” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se “nuk ka ku shkon”, por tha se Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur për t’iu bashkuar kësaj nisme.
“Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon, por nuk kemi pse të presim kur do të kërkojë falje, sepse ka shumë aktivitete të tjera kulturore, ekonomike e të tjera për t’u zbllokuar”, tha Rama.
Sipas Ramës, Ballkani i Hapur eleminon historitë me targa. “Ballkani i eleminon këto atavizma dhe i hap rrugë një tjetër qasje drejt së ardhmes më të mirë për njerëzit”, tha Rama.
“Kush është interesi këtu, është që të rrimë të barrikaduar dhe të themi që deri kur të kërkojnë ata falje ne nuk lëvizim? Apo interesi që të rrisim hapësirat e prodhimit për njerëzit? Unë po them këtë të dytën”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se Kosova nuk është problemi, se problemi është Serbia, por se Kosova ka për detyrë që të përpiqet që të krijojë një atmosferë më të mirë për vetë njerëzit e saj. Open, Top-Channel