Me mustaqe, fustan dhe kofshën jashtë, kush artisti shqiptar që çmendi grekët me performancën e tij

Artisti kontrovers nga Prishtina, Astrit Ismaili i ka çuditur të gjithë me pamjen dhe performancën në Bienalen e Athinës.

Tematika e këtij viti e Bienales së Athinës është “Eklipsi që ëndërron dritën”.

Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan plot shkëlqim.

I njohur për paraqitjet e tij kontroverse, Ismaili u shfaq në këtë bienale me një fustan të punuar nga stilisti Valdrin Sahiti.

Vetë artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shpjeguar konceptin e performancës së tij.

“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative ëhen Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, shkruan ai.

Loading...