Më në fund banorët e fshatit Kotë me Shërbim Urgjence Mjekësore të re!

Fshati Kotë më në fund me stacionin e Shërbimit të urgjencës Mjekësore që do të shërbejë 24 orë banorëve të fshatrave Kotë,Sevaster,Brataj dhe horë Vranisht.

Lajmin e bëri të ditur Deputeti Vullnet Sinaj nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social facebook.

“Tashmë, duke telefonuar 127 📞📞, shërbimi i Urgjencës Kombëtare 🚑, do të jetë më pranë banorëve të zonës.”- Shprehet ndër të tjera Sinaj

Statusi i plotë:

“Më në fund, arritëm të realizojmë stacionimin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore 🚑🚑, në Qendrën Shëndetësore Kotë, e cila do t’u shërbejë 24 orë banorëve të Njësive Administrative Kotë, Sevaster, Brataj dhe Horë – Vranisht 😊😊

Si një nga kërkesat kryesore të banorëve të zonës, si gjatë kandidimit tim për tu zgjedhur Deputet, ashtu edhe gjatë takimeve të mëpasshme, i kerkova takim Ministres së Shëndetësisë Znj.Ogerta Manastirliu, si edhe komunikova me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Z. Kujtim Llapi, të cilët i falenderoj për gadishmërinë e treguar.

Tashmë, duke telefonuar 127 📞📞, shërbimi i Urgjencës Kombëtare 🚑, do të jetë më pranë banorëve të zonës.
@ laberianews

Loading...