Me një karrierë të gjatë dhe poste drejtuese, kKush ishte ish-deputetja e njohur e PS-së që u nda nga jeta

Një lajm i hidhur për politikën, arsimin dhe shumë fusha të tjera. Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Endrit Yzeiraj, në faqen e saj të facebook.I biri thekson se ish-deputetja e Ps prej 5 vitesh po përballej me sëmundjen e rëndë, ndërkohë që nuk ka arritur ta mposhtë atë.

Por kush është Edlira Haxhiymeri, me një përvojë dhe karrierë të gjatë si drejtuese në shumë dikastere.

Prof.Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri, ishte pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, me një eksperiencë afro 30-vjeçare si pedagoge dhe studjuese.

Ekspertiza e Prof. Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri përfshinte punën me grupet sociale të marxhinalizuara, kryesisht viktima të pambrojtura të dhunës në familje dhe trafikimit; çështjet gjinore; praktikë e avancuar e punës me fëmijët dhe grupet e të rinjve; sjellja njerëzore dhe mjedisi social, trajnimi i profesionistëve që kontribuojnë për cështjet sociale; monitorimi dhe vlerësimi i shërbime sociale dhe kërkimi për cështje të ndryshme sociale.

Ajo ka punuar në një kontratë një vjeçare (1997-1998) si pedagoge vizitore në GVSU, Michigan, SHBA. Ajo ka qenë pedagoge në distancë në Universitetin Clemson, SC, SHBA. Ka kontribuar për krijimin e Programit Bachelor në Punë dhe Politikë Sociale në UEJL, Maqedoni.

Gjatë 15 viteve të fundit ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës dhe Zëvendësministre e Arsimit (përgjegjëse për Arsimin e Lartë).

Ajo ka një përvojë të pasur në aktivizimin e shoqërisë civile, kryesisht për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e grave. Eshtë Drejtore Ekzekutive e Strehëzës për Gra dhe Vajza të Dhunuara në Tiranë.

Ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë artikujve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, autore e teksteve shkollore për student si dhe drejtuese e projekteve kërkimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Loading...