Me plagë në kokë dhe i humbur prej ditësh, zbulohet misteri i kufomës së shqiptarit të gjetur në Greqi

Zbulohen detaje të reja për kufomën e shqiptarit të gjetur në Pire. Shqiptari është 28 vjeç dhe jetonte në një manastir të zonës.

Mësohet se ai, aty jetonte prej verës së kaluar dhe prej disa ditësh ishte larguar nga manastiri dhe kishin humbur gjurmët.

Plagët në kokë mësohet se nuk janë shkaktuar me dashje nga ndonjë person, por i riu mund të jetë rrezuar dhe të jetë dëmtuar në kokë.

Megjithatë, rezultatin përfundimtar pritet ta japë ekspertiza mjeko-ligjore, që do të zhvillohet në Pire.

Loading...