Më puth mirë të lutem zemër – Nga Riza Riza Çato

Më puth mirë të lutem zemër – Nga Riza Riza Çato

Më puth mirë të lutem zemër,
lehtë të lutem ledhato.
Se unë jam e qelqtë si femër,
pjesë,pjesë mos më copëto.

Puthmi buzët,gushën faqet,
syçkat,ballin,puthma Ti.
Atje lindin manushaqet,
këputi,futi në gji.

Krehi flokët veç me gishta,
si një zog mbi gjoks qëndro,
aty zbutet edhe bisha,
puthëm,puthëm më shtrëngo.

Kur të flasësh,folëm shtruar,
fjalë të ëmbla do ky shpirt.
Kam lind’ për t’u dashuruar
dhe të lartësoj lirit.

Më puth mirë të lutem zemër,
të të ndjej në çdo qelizë.
Jam e qelqtë si çdo femër,
shpirtin kurrë se fut në krizë.

Loading...