“Me shokët nuk puthem”/ Fifi ‘shpërthen’ ndaj Granitit

Xhelozitë mes Fifit dhe Granitit duket se nuk gjejnë fund. Edhe pse dyshja kanë vendosur të jenë vetëm miq, këngëtarja duket se nuk pranon dot faktin se ai mund te shoqërohet me banore të tjera brenda shtëpisë.

Së fundmi ai është shoqëruar me Sarah Berishën dhe me Semin, gjë e cila ka rikthyer skenat e xhelozisë mes dyshes.

“Ke filluar ti kullosësh sytë, edhe unë do t’i kullos që këtej e tutje”,- tha ajo.

Graniti u përpoq ta sqarojë se vajzat e shtëpisë i ka thjesht shoqe por kjo nuk e ka bindur mjaftueshëm këngëtaren.

“Edhe unë kam miq këtu, por unë nuk shkoj t’i puth”,- tha ajo e revoltuar.

SHQIPERIA IME

Loading...