‘Më shumë ndërron të dashurit se të brendshme’/ Habit Tea Trifoni: Shokun tim g*y ma bënë burrë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është komentuar gjatë në rrjetet sociale për jetën e saj private. Ajo vendosi që nga emisioni i dashurisë të dilte së bashku me Andin Shehun, me idenë që lidhja e tyre do të vijonte edhe jashtë.

Advertisements

Por në fakt e vërteta ishte e gjitha ndryshe. Tea ishte e lidhur me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin, ku dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Por kjo romancë nuk zgjati shumë, pasi teksa fansat po prisnin që ata të fejoheshin, dhanë lajmin se janë ndarë.

Më pas Trifoni nisi që të komentohej në rrjet në lidhje me një romancë të re. Ajo shfaqej herë pas here në shoqërinë e një djali dhe ndjekësit menduan se është i dashuri i saj i ri.
Por nuk ishte ashtu, pasi në të vërtetë Tea ishte e lidhur me një tjetër djalë, i cili nuk është personazh i njohur i ekranit shqiptar. Ka qenë vetë ajo që e ka bërë publike, por pa postuar portretin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.
“Ma shpesh po ndërron të dashurit se brekët”, ka qenë një koment që një ndjekës i ka lënë ish-konkurrentes në një postim të saj në rrjetet sociale.
Trifoni ka vendosur që këtij komenti t’i përgjigjet gjatë puntatës së sotme të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel.
“Nga e di ti sa herë i ndërroj të brendshmet? Kjo është e pavërtetë, pasi unë vetëm një të dashur kam pasur publik”, shprehet Tea. Kjo e fundit tregon se si kanë shkruar për të për të “dashurin misterioz”, i cili në fakt është një mik i saj i ngushtë.

“Shkova në Dubai me të dhe me shoqen, e shkruanin ‘Tea me sheikun e Duabait’. Vetëm një djalë ma kanë bërë biznesmenin spanjoll, sheik, djali misterioz”, tha Trifoni për shokun e saj, i cili është gay.

Loading...