Më shumë se 400 vitesh mungesë, rishfaqet një specie e rrallë në Shqipëri

Një specie e rrallë, e cila përfshihet te speciet e rrezikuara në nivel global, është rishfaqur në Shqipëri pas 400 vitesh.

Bëhet fjalë për kojlikun qeros, i cili është shfaqur në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Ky shpend i rrallë është një specie shtegtare, e cila u zhduk në Shqipëri në shekullin e 17-të ku shkak kryesor ishte gjuetia.

Ky lajm sensacional është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga organizata AOS (Albanian Ornithological Society), e cila identifikon dhe ofron alternativa praktike, teorike, institucionale dhe ligjore për zgjidhjet afatgjata në lidhje me mbrojtjen dhe rritjen e shpendëve dhe habitateve të tyre, biodiversitetit, natyrës dhe mjedisit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kojliku qeros, kjo specie e Rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia. Në kuadër të një projekti LIFE+ Biodiversity të BE-së, të zbatuar nga partnerë në Austri, Itali dhe Gjermani, specia është reintroduktuar në Europë dhe tashmë ka një koloni folezuese në Burghausen (Gjermani). Përvec rëndësisë së këtij projekti për konservimin e species, prania në Burghausen ka rritur shumë numrin e vizitorëve duke ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë lokale. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale. Ne jemi shumë krenarë të mund të ndihmonim sadopak në konservimin e kësaj secie Globalisht të Rrezikuar në natyrë. Së bashku mund t’ia dalim!/joq

Loading...