Kam ndjekur me zemër të dridhur goditjen e rëndë natyrore që gjunjëzoi Shqipërinë.
Po ndjek me vëmendje solidaritetin e madh ndërnacionalë për t’u ringritur. Për fat të keq lexoj edhe “grindje” që shprehin mllefe personale për të bërë me faj njerëz dhe autoritete të veçantë.
Jo vëllezër! Më shumë se kurr na vlenë bashkimi për të respektuar me heshtje të vdekurit, për të qënë pranë e ndihmuar të pastrehët, për të dhënë diçka, sipas mundësive për ata që po mbijetojnë, dhe mbi të gjitha, të dhurojmë dashuri të pastër për njëri – tjetrin.
Të tregojmë se jemi një komb i qytetëruar, që të gjithë së bashku, dimë të ringrihemi, edhe kur fatkeqësitë janë të përmasave të mëdha.
Loading...