“Më thuaj me kë rri të të them kush je” – nga Zamira Agalliu

‘’MË THUAJ ME KË RRI TË TË THEM KUSH JE ‘’

Ajo kishte shkuar te parku i vjetër
Qeshte dhe frymëmarrjen shtonte me gojë
Pranë saj u afrua aty një djalë tjetër
Ç’fjalë dashurie thashë tani do të dëgjojë!

Thash tani do të dëfrehem pak
E po paska edhe njerëz të lumtur vërtetë
Pas pak ata do të lëshojnë qentë
Ndoshta mund të dashurohen edhe pak vetë!

E mori ajo fjalën si parantezë luftimi
I lagu pak buzët e saj me pështymë
Mendova , c’do të bëjë tani ky trimi
Ai nisi vrapin pas qenit me një frymë!

Ajo qeshi, mendova se qeshi me trimin
Asaj ju afrua qeni i saj
Të dy morën frymë shkurt e shpejtë
E u puthën buzë për buzë pastaj!

Dëgjova plot fjalë dashurie lozonjare
Edhe si qentë me pupacet bënin dashuri
Edhe si në tavolinë hanin bashkë
Edhe në shtrat bashkë flinin si çift i ri!

Për bëmat e qeneve e maceve folën gjatë
Tek parku I gjelbër kafshët gëzonin
Atje ku takoheshin burrat edhe gratë
Por vetëm për shtazët bisedonin!

Po unë seç shoh në fytyrat e tyre
Një shprehi ndryshe, ndoshta gaboj
Një shikim ngulitës shëmbëlltyrë
Sjelljen shtazarake shoh se kane njësoj!

Bota e njerëzimit është kështu, thua?!
Që pranë shtazëve po afrohet me qëllim
Kaq njerëzisht dashurohen me ta
E çnjerëzisht me njerëzit humbin durimin!

Me vjen pa dashur një shprehje e urtë
‘’Më thuaj me cilin rri, të them se cili je‘’
Fjalorin me kafshët, te ëmbël e të butë
Kur flasin me njerëzit egërsirën u njeh!

Ndjesë ju ‘’qytetarë modern‘’, më quani antike
Edhe provinciale më quani po të doni
Raca jonë sikur u nda prej tyre, u bë unike
Përsëri në origjinë doni që të shkoni ?!
………………………………………………………
a@z

Loading...