“MË VISH ME FLAKË” – KËSHTU TITULLOHET LIBRI I RI I AUTORES SOFIDA VAJA
Sot në mjediset e Qendrës Rinore Vlorë, Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë, organizuan promovimin e librit të autores së re vlonjate Sofida Daja, të titulluar “ Më vish me flakë”.
Në këtë takim merrnin pjesë poetë dhe shkrimtarë të Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, miq, të ftuar, dashamirës të artit dhe të letërsisë, si edhe mikesha të autores.
Sekretari i këtij Klubi, poeti Kozma Billa, në rolin e moderatorit të kësaj veprimtarie ia dha fjalën Kryetarit të Klubit “Petro Marko” Vlorë, poetit dhe shkrimtarit të njohur dhe njëkohësisht Kryetar i këtij Klubi, zotit Myrteza Mara, i cili foli rreth këtij libri dhe ajo që vlen për të theksuar qëndron në faktin, se ky grupim poetësh dhe shkrimtarësh inkurajon dhe u hap dyert talenteve të reja.
Pas përfundimit të fjalës së tij, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, ftoi shkrimtarin Luan Çipi për t’i dorëzuar autores kartën e anëtarësisë të këtij Klubi, si edhe medaljonin, si anëtarja më e re e këtij grupimi poetësh dhe shkrimtarësh nën emrin e të madhit Petro Marko.
Për vlerat artistike të këtij vëllimi folën: poetja Rudina Papajani, shkrimtari dhe poeti Theodhori Proko, poetja Marinela Velaj e të tjerë, të cilët e vlerësuan maksimalisht krijimtarinë e auroes së re Sofida Vaja..
Redaktori i librit Arben Bllaci, në pamundësi për të marrë pjesë në këtë ceremoni, kishte dërguar fjalën e tij, të cilën e lexoi për të pranishmit zoti Sejmen Gjokoli, anëtar i këtij Klubi.
Në fund të këtij takimi mbresëlënës, mori fjalën edhe vet autorja Sofida Vaja, e cila falenderoi të pranishmit që kishin “rezervuar nga koha e tyre” për të qenë të pranishëm në këtë event të rëndësishëm.
Pas fjalës së autores, nëpërmjet një videoprojektori, u shfaq në ekran një video e punuar enkas për këtë veprimtari.