Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka treguar një bisedë që ish-ministri kishte bërë në burg me një kriminel të rrezikshëm, ndërkohë që ky i fundit kishte pasur fatin që të lirohej para tij.
Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se dhe ky i dënuar, kishte shprehur keqardhje që po lirohej nga burgu, ndërkohë Tahiri ngelej ende në qeli.
Avokati: Një person me precedent të theksuar u lirua dhe duke dalë i tha zotit Tahiri më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe ti rri në burg.
Pyetje: Paska zënë shoqëri Tahiri në burg?
Avokati: Normale, njeri është dhe ai.
Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Tahirin, i cili do të vazhdojë të kryej dënimin në shtëpi.
Loading...