‘Me Vlorën do merrem personalisht’.Çfarë e shqeteson Ramen qe beri kete deklarate me dyer te mbyllura!

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me deputetët socialistë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka dhënë porosi të qarta për secilin deputet lidhur me zgjedhjet e 14 majit. Por vetë ka marrë përsipër që të kujdeset për Vlorën.

“Asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos këta të Vlorës që kanë dy vjet deputet,”-raportohet se ka thënë ai, duke shtuar se me Vlorën do të kujdeset vetë personalisht.

Kryeministri Edi Rama i tha grupit parlamentar se këto zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit janë ndryshe, duke i cilësuar si “delikate dhe politike”. E po ashtu, njëjtë si në mbledhjet e shkuara, drejtuesit politikë kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiakë.

Në mbledhje nuk ka qenë i pranishëm Arben Ahmetaj.

Mësohet se Benet Beci afirmohet si kandidat për bashkinë Shkodër.

Secili deputet do mbajë përgjegjësi për zonën e tij elektorale në zgjedhjet e 14-majit.

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, Rama do të mbledhën nesër Kryesinë e PS në orën 17:00, ndërsa kandidatët do të prezantohen pas 25 marsit.

Loading...