Media ndërkombëtare pasqyrim të gjerë operacioneve të policisë shqiptare

Operacionet e ditëve të fundit të policisë shqiptare, që çuan në arrestimin e 27 personave kanë tërhequr vëmendjen e medias dhe organizmave ndërkombëtare.

Projekti i Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP – https://www.occrp.org/en) shkruan se ”në 12 qytete shqiptare, rreth 1 500 oficerë morën pjesë në operacionet kundër katër grupeve të organizuara kriminale, me dyshimin për trafik heroine në Gjermani”.

”Përveç 27 të ndaluarve, gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim”, shkruan OCCRP.

”Këto operacione vijnë dy javë pasi Shqipëria dhe BE nënshkruan marrëveshjen për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar”, shton organizata.

Independent Balkan News Agency (IBNA) citon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj që thotë se ”Shqipëria do të ketë shumë shpejt një paketë speciale për të luftuar krimin.

”Operacioni ‘Forca e ligjit’ arriti të parandalojë dhe të dënojë aktivitete kriminale në vend”, citon IBNA ministrin Xhafaj.

Ndërkohë, ChannelNewsAsiashkruan se ”policia shqiptare arrestoi 27 persona dhe sekuestroi narkotikë dhe armë gjatë operacionit të kryer të dielën në shumë qytete të vendit”.

Agjencia prestigjioze britanike e lajmeve, Reuters shkruan se ”më shumë se 1 500 oficerë policie në Shqipëri u përfshinë në operacione në të gjithë vendin”.

Reuters citon edhe ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka përshëndetur operacionin dhe ka deklaruar se BE pret që këto aksione të vijojnë.

Edhe BalkanInsight i ka kushtuar një artikull këtij operacioni duke përmendur ndër të tjera deklaratën e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila foli lidhur me kohëzgjatjen e hetimeve dhe shtrirjen e këtij operacioni në të gjithë Shqipërinë./atsh

Loading...