Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e medias dhe jo vetëm. Dje është ndarë nga jeta analisti, politologu dhe gazetari i njohur nga Kosova, Ramush Tahiri.
Për këtë humbje të madhe ka reaguar me një postim prekës në rrejtet sociale edhe ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj,
“Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.
Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik. Ai pas vetës ka lënë gruan, Lindita Tahiri dhe dy djem.