Një ndër mediat kryesore amerikane Fox News ka raportuar, se duke iu referuar disa burimeve afër qeverisë kineze, shpërthimi i koronavirusit në disa laboratore të Kinës mund të ketë filluar, për shkak të rivalitetit që ekziston mes SHBA-ve dhe shtetit kinez.
“Kina mund ta ketë filluar shpërthimin e koronavirusit në laboratoret e veta, që më pas të demonstrojë para botës se di ta mbyllë më shpejt një rast virusi e se shëndetësia e saj është më e mirë se e Amerikës”, kanë thënë burime anonime për këtë media amerikane.
Burime për median në fjalë kanë thënë se fillimisht virusi mund të jetë prodhuar në laborator, atë e ka marrë një person e pacienti zero ka dalë jashtë e ua ka transmetuar njerëzve në qytetin e Uahanit.
Fox News insiston që të shikohen provat për këtë gjë. I pyetur për median në fjalë, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të hetohet rasti një më një dhe se i duket gjithcka një “skenar i tmerrshëm”.
Fajësimi i një tregu shihet si justifikim, pasi aty nuk shiten kurrë lakuriqë. Në fakt, virusi mund të ketë origjinën në një laborator. Zyrtarët e ambasadës amerikane paralajmëruan në janar të vitit 2018 për një lidhje me sigurinë e pamjaftueshme në laboratorin e Institutit të Virologjisë në Wuhan. Ata thanë se aty bëhen “kërkime të rrezikshme për Covid-19”.