Siç është raportuar para disa kohësh festivali do të mbahet në Tel Aviv, ndërkohë së fundmi këngëtarja shqiptare është prezantuar edhe nga gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”.
Jonida është përshkruar nga gazeta në fjalë si një përfaqësuese me përvojë dhe e suksesshme.
“Izraelisot.com” ka përkthyer në shqip versionin hebraisht të shkrimit dhe e ka titulluar kështu: “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion.”
“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj.
Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë.
Festivali është kompeticioni më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës.
Maliqi sjell një stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht.
Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e ‘The Voice’ në Shqipëri”, ka shkruar “Yediot Ahrnot”.