Mediat greke ngrenë alarmin: Turqia mund të furnizojë Shqipërinë me dronët vrasës

Polonia u bë vendi i parë i NATO-s që bleu 24 dronë turq “Bayraktar TB2”. Prodhimi dhe fuqizimi i Turqisë ka krijuar shqetësim në Athinë. Në konferencën për media me homologun e tij polak, presidenti Erdogan theksoi sot se Turqia dhe Polonia po “ecin në mënyrë të vendosur” drejt arritjes së synimit të tyre prej 10 miliardë dollarësh në vëllimin e tregtisë dypalëshe.
Por ku do të eksportojë tjetër përveç Polonia dronë?

Mediat greke kanë bërë një analizë të vendeve që kanë bashkëpunim të ngushtë me Ankaranë dhe presidentin Erdogan që mund të çojë në marrëveshje tregtare për shitjen e dronët. Në listën e klientëve të mundshëm, një media greke në një artikull të publikuar ditën e sotme, fut edhe Shqipërinë.

“Disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, Bjellorusinë, Mbretërinë e Bashkuar, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë, me të cilat Turqia ka marrëdhënie të mira, thuhet se janë midis atyre që mund të furnizojnë me këto dronë lufte” shkruan media greke.

Shkrimi në median greke
Dronët turk janë përdorur në disa operacione ushtarake në Turqi, Katar, Ukrainë dhe Azerbajxhan, ndërsa vitin e kaluar në media qarkulloi lajmi se Ankaraja do të furnizonte edhe Serbinë. Droni TB2 është projektuar dhe prodhuar nga kompania turke Bayraktar.

Zhvillimi i dronit filloi në vitin 2007, dhe dy vjet më vonë ai bëri fluturimin e parë. Në 2014, zhvilluesit i treguan ushtrisë turke versionin e tyre përfundimtar dhe në mars 2016 “TB2” u miratua zyrtarisht nga ushtria turke, shkruan abcnews.al. “TB2” mund të ngjitet në një lartësi prej më shumë se 7300 metra dhe të qëndrojë në ajër deri në 24 orë, shkruan abcnews.al.

Droni mund të kontrollohet nga qendra e kontrollit në një largësi deri në 150 kilometra. Ka një shpejtësi maksimale prej 250 kilometrash në orë dhe shpejtësi mesatare operimi 130 kilometra në orë. Ka një gjatësi prej 6.5 metra dhe gjerësi të krahëve 12 metra. Pesha maksimale e tij është 650 kg dhe mund të mbajë një ngarkesë prej 55 kg. Droni mund të mbajë deri në 4 raketa të drejtuara me lazer.

Loading...