Mediat greke publikojnë foton – Ky është shqiptari që grabiste në dyqanet e Athinës

Mediat greke kanë publikuar foton e një shqiptari, i dyshuar i përfshirë në disa raste vjedhjesh nëpër dyqanet e Athinës.

Ai u arrestua pasditen e 27 shkurtit nga oficerët e policisë të Departamentit të Sigurisë së Shën Barbara.

19 vjecari nga Shqipëria akuzohet për vjedhje të rënduar. Mediat helene po ashtu kanë bërë publike edhe videon, ku shihet i riu shqiptar me bashkëpunëtorët e tij duke kryer grabitje.

Shqiptari fillimisht thyen xhamat dhe më pas shkon direkt e te kasa për të marrë paratë e xhiros së ditës.

Janë plot 13 raste grabitjesh në Athinë, me autor të dyshuar të riun shqiptar.

Pas një urdhëri të Prokurorisë së Athinës, është dhënë emri dhe identiteti i plotë i grabitësit serial. I arrestuari për grabitje të rënda është Marino Zërellari, lindur më 19-7-2001 në Shqipëri.

Loading...