Një ditë më parë, Partia Socialiste, pas përfundimit të numërimit të votave, shpalli fitoren dhe kryeministri Edi Rama falendeori të gjithë për mandatin e tretë. Padyshim që kjo fitore, nuk ka mbetur pa tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Në një artikull të Al Jaezeera, u theksua se Rama gjatë mandatit të tij të tretë do të fokusohej në kthimin e vendit në lider të turizmit në Ballkan.
“Ëndrra ime është ta bëj Shqipërinë në këtë dekadë kampion Ballkanik, në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe bujqësi dhe në shërbime digjitale cilësore dhe të pa korruptueshme,” u tha Rama mijëra mbështetësve në qendrën e Tiranës.
Në artikullin e Reuters për zgjedhjet në Shqipëri u theksua edhe njëherë premtimi i kryeministrit se do të jetë kryeministër i të gjithëve jo vetëm i elektoratit të majtë.
“Unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më garantuan mandatin e tretë,” u tha Rama mbështetësve të tij.
Al Jaezeera ka theksuar se edhe pse duhet të ishte një nga faktorët unifikues të vendit presidenti ka qenë një faktor ndarës.
“Meta, gruaja e së cilës drejton partitë aleate me demokratët, e cila arriti rezultate të dobëta në zgjedhje, kishte premtuar se do të jepte dorëheqjen nëse Socialistët fitonin zgjedhjet në një garë të drejtë. Të martën, ndryshe nga retorika e javëve të fundit ai me një ton më neutral, u kërkoi të gjitha palëve të tregonin “pjekuri dhe gjakftohtësi”, thuhet në artikullin e Al Jaezeera.