Mehdi Malkaj aktori i dashur për shqiptarët, kujton me nostalgji një nga rolet që ka lënë shenjë në jetën e tij

Komedia “Kopshti me Dallëndyshe” rikthehet për të dytën herë fiks pas 21 vitesh.

Vepra do të vendoset në teatrin Kombëtar Eksperimental premierë më 23 dhjetor.

I ftuar në emsionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte aktori i njohur Mehdi Malkaj dhe Suela Bako.

Mehdi Malkaj foli më tepër rreth kësaj komedie por dhe kujtoi me nostalgji një nga rolet që ka lënë shenjë në jetën e tij , ai i babait te tragjikomedia “Babai” .

“Në mes të skenës ka ardhur dhe një burrë që qante me dënesë , dhe më tha o njeri tha , po ti sikur edhe vajzën tënde ta kishe nuk do të kishe bërë kështu. Po me dënesë ëë . Se po prekem dhe unë tani që e kujtoj”

Pyetur për rolin e tij ideal Malkaj shprehet se ka dashur gjithë jetës të bëjë personazhin e Apollonit te vepra “ Hamleti ” e William Shakespeare.

“Rol ideal është fjalë e madhe por unë kam vetem një ëndërr të bëj Apollonin tek Hamleti , E dua .

Nëse do vihet ai le të ketë audicione sa të dojë unë do të bëhem copash që ta marr .Më pëlqen sepse është personazh tragjikomik.Unë i dashuroj janë lëngu I jetës këta personazhe”

Rreth shfaqjes ai nënvizoi se është nga ato veprat e rralla me të cilat qesh dhe qan njëkohësisht.

“Siç e tha dhe Suela është një vepër që edhe mund të qeshësh brenda po kur të dalësh përjashtë duhet të marrësh ndonjë gur ti biesh kokës. Realisht të cmendurit janë jashtë thotë personazhi kryesor Hari ta dijia kështu do të rrija jashtë”.

Loading...