Melaizja, e cila akuzon burrin e saj për tradhti ndan detaje nga vëzhgimet ndaj tij në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.
Këto deklarata bëhen përpara të birit, i cili ndodhet përballë saj në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Melaizja thotë se ish-bashkëshorti, sepse tashmë janë në proces divorci, e ka tradhtuar prej 12 vjetësh me ish të dashurën që ka pasur në rini.
Ata kanë mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës dhe sipas Melaizes, zonja ka shkruar një libër për këtë dashuri të pamundur. Ajo është e martuar dhe me fëmijë, por nga ana tjetër ka vazhduar të komunikojë me bashkëshortin e Melaizes duke shkëmbyer edhe fotografi intime.
Ardit Gjebrea: Megjithatë unë dua ta specifikoj, tradhtia ishte fizike apo vetëm me foto?
Melaize: Fliste në telefon, në Messenger. Unë kur vajta në Angli, flija tek e madhja, duhet t’i dërgoja një javë para mesazh, të veja te burri im apo mos të veja. Se unë dola jashtë loje, ai fliste me të në Messenger natë e ditë, s’kishte lidhje fare me mua.
Eni Çobani: Pra s’kishin lidhje fizike?
Melaize: Fizike jo. flisnin në telefon me njëri-tjetrin se ajo është në Greqi dhe ne ishim në Angli. I kapa mesazhet, i thashë çupës së madhe, e quajnë Jorgjie Qirjaj, moj çupë shikoje se babi flet me një femër dhe ajo ka qenë një e dashur në moshën e rinisë. Çupa ia shuante mesazhet, ia fshinte fotografitë, i shiste telefonat, ia bëri me kod. Arrita deri atje që jamë detyruar pasi ka vdekur mamaja e tij më 6 Shkurt, ka ardhur 3 ditë pas vdekjes në Angli dhe deshi të më vriste, të më mbyste.Se të thashë, ai i dërgonte karotën dhe ajo ia dërgonte troç atë… zoti Ardit, duhet të më kuptoni.
Eni Çobani: Pra fotografitë…
Melaize: Intime! Origjinale! Në krevat me mua dhe i thashë çfarë bën?
Eni Çobani: Si, në krevat me ty…
Melaize: Në krevat me mua dhe ngrihej ajo, i thoshte “mirëmëngjes”… i dërgonte zemër e çdo gjë./tvklan.al