Memaliaj, hapet rruga e re për të frekuentuar plazhin e lumit Vjosë

Bashkia Memaliaj po vijon punën për zbatimin e projekteve në vepra të reja publike, që i shërbejnë komunitetit dhe nxisin zhvillimin urban të qytetit.
Në prag të sezonit turistik, bashkia Memaliaj po punon për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.
Ekipet e shërbimit në këtë bashki e kanë përqendruar punën ditët e fundit në zonën e njohur si “Kampi”, ndërsa hapen rrugën e re që shërben për të shkuar në plazhin e lumit Vjosë.
Bashkia Memaliaj bën të ditur se, prej vitesh nuk ishte ndërhyrë në këtë zonë, duke sjellë zaptimin prej gardheve dhe plehërave.
“Fal bashkëpunimit dhe mbështetjes me qytetarët u mundësua hapja e rrugës, duke lehtësuar kalimin për në plazhin e lumit Vjosë. Duke punuar fortë do të sjellim ndryshime pozitive për komunitetin”- citon njoftimi i bashkisë Memaliaj./atsh

Loading...