Memaliaj – Si tentoi burri të gënjente për vr.asjen e gruas

Një ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vagalat të Memaliajt, pasi një grua është gjetur e vdekur brenda në banesë, pasi ishte goditur disa herë në kokë me sende të forta.

Antoneta Hoxha u gjet e larë në gjak sot në katin e dytë të banesës ku jetonte me bashkëshortin, ndërsa kanë qenë të afërmit dhe komshinjtë ata që kanë hyrë të parët aty në orën 04:00 të mëngjesit.

Në këtë moment, bashkëshorti i saj u ka thënë: Mos e prekni se e kanë vrarë!

Antoneta kishte plagë në kokë dhe në krah, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me mjete të forta.

Në moment është njoftuar policia, e cila nuk ka konstatuar gjurmë të një grabitjeje të mundshme apo që të kishte hyrë dikush tjetër në banesë duke marrë si të dyshuar bashkëshortin.

Pas disa orësh në pyetje ai është dorëzuar duke pranuar se e kishte vrarë ai Antonetën.

Skëndër Hoxha është mbajtur në paraburgim duke pritur tashmë vendimin e gjykatës për të dhënë masën e sigurisë.

Loading...