Memoriali i Skënderbeut në Lezhë drejt përfundimit të restaurimit

Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut po merr çdo ditë e më shumë formë të plotë.

Puna për rikonstruksionin e Memorialit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po vazhdon me ritme të shpejta dhe është drejt përfundimit.

Projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës financohet nga Ministria e Kulturës, si pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

Kryeministri Rama uroi mirëmëngjes ndjekësit në rrjetet sociale me pamje nga ky memorial.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e mbrëmshme të Memorialit të Skënderbeut në Lezhë, kur ka mbetur edhe pak punë për përfundimin e restaurimit rrënjësor të tij, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga Instituti i Monumente të Kulturës dhe Ministria e Kulturës qëndron në punimet restauruese në këtë monument, si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës, shkruan ata.

Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.

Loading...