Sigurisht na ka zēnë halli nën qeverisjen e sistemeve politike të çuditshme, varfërisë sē jetesës, varfêrisë së nivelit, varfërisë së shpresës, dhunës psikologjike nga mungesa e motivimit, mungesa e vlerēsimi dhe mbështetjes në shoqëri apo kudo, nga punēt e ngarkesa, halle e detyrime, mungesa e argëtimit dhe shanseve në këtë vend,…por dëgjon e lexon edhe ata që jetojnë jashtë e hiqen si largpamēs, të kulturuar, me nivel dhe kreativitet, me klas e style… hiqen si grekë, anglezë,francezë, gjermanë e flasin me perbuzje e nënvlerēsim për këtë popull, flasin me epitete, me krahasime e tallje… edhe pse torturohen në punë të këqija!
Po a jeni mirē o njerëz?
Përse vrisni edhe ato pak vlera qê kanë mbetur këtu. Jemi popull injorant? Vërtetë?
Pērse nuk cilësoni vlerat që të zhduken antivlerat, përse nuk dënohet e keqja dhe jo të gjithë, ç’faj kanë njerëzit e mirê?
Përse bëni sikur e doni këtë vend dhe silleni sikur vini nga sarajet, nga kështjellat e vini në lojë, injoroni e ndonjëherë na vjen turp nga vetja kur shikojmē se ‘klasi’ juaj fallco ka brenda arësyetimeve, bisedave, anashkalimeve, injorimeve të gjendjes këtu talljen, ironinë, humorin, evoluimin tuaj sigurisht në shoqêri më të emancipuara, por as ne nuk jemi më pak! Sepse jemi ne, sepse jeni edhe ju…!
Sepse nuk është kështu dhe sepse varfëria,, maskarallēku dhe kjo qē po ndodh këtu nuk është provincialitet, nuk është faj, nuk është zgjedhje dhe as banalitet.
Është dhimbje! Është drithmë! Ështē flamë!
Ndoshta duhet të zgjohemi e të flasim me adhurim, vlerēsim dhe dinjitet. Sepse njerëzit e thjeshtë s’kanë faj, sepse intelektualēt po i ndrydhin e injorojnë, sepse ky vend ka koka ty zgjuara dhe sepse vlen !
Ndoshta edhe pak respekt për nga aty ku vijmë e aty ku dergjen etërit tanë..
Mendohuni pak, por me zemēr!
A.Toto