Mëngjesi ideal për një ditë me energji

Ekspertët thonë se është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe ajo çfarë konsumoni në mëngjes transformon totalisht produktivitetin.

Sipas dr. William Cole është një vakt i veçantë mëngjesi që ju siguron të jeni produktiv gjithë ditën. Që të përfitoni më shumë nga orët tuaja të zgjimit ai thotë se duhet të nisni ditën me avokado, salmon, patate të ëmbël dhe vezë të zjerë.

Cole thotë:

Fokusimi tek ushqimi me yndyrna të shëndetshme në mëngjes të jep mundësinë të kesh energji për gjatë ditës”
Ekspertët thonë se salmoni, vezët dhe avokado janë të pasura me yndyrna të shëndetshme të rëndësishme për të cilat ka nevojë trupi të punojë me kapacitet të plotë.

Në vend që të nisni ditën me një fetë bukë me reçel, e cila mund të shkaktojë rënien e nivelit të energjisë, ekspertët thonë se duhet ta zëvendësoni me një patate të ëmbël të thekur.

Loading...